SHFMU “AVNI ZHABOTA” NË SHTUPEL PAJISET ME KABINETE SHKENCORE DHE TË MUZIKËS
2024/12/20 - 4:22
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Avni Zhabota” në Shtupel, sot është pajisur me kabinete të lëndëve të muzikës, gjeografisë, kimisë, biologjisë , matematikës dhe fizikës.
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, përfaqësuesen e IOM Kosovo, Albiana Çavolli, stafin menaxhues të shkollës, mësimdhënës e nxënës, kanë bërë pranim dorëzimin e pajisjeve, një investim prej 8 667.00 euro falë bashkëpunimit të komunës së Klinës me IOM Kosovo si implementues të programit EU-CSP V i cili financohet nga Ministria për komunitete dhe kthim në partneritet me Zyrën e BE-së në Kosovë.
“E falënderoj përfaqësuesen e IOM-it, Albiana Çavolli, për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës dhe i cili do të ndikojë në krijimin e kushteve të nevojshme për mbajtjen e orëve mësimore .
Ky është një investim shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për t`ju krijuar kushte të duhura nxënësve e mësimdhënësve të përkushtuar për arritjen e rezultateve të mira. Me qëllim që të rritet cilësia në arsim, ne, në vazhdimësi do të investojmë si në infrastrukturë ashtu edhe në pajisjen e shkollës me kabinete” – ka thënë kryetari Elezaj.