2013/06/26 - 12:00
Komuna e Klinës, ka shpallur qytetarë nderi të Klinës, diplomatin amerikan Shoun Byrnes, për kontributin e dhënë në kohën gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Diplomatin amerikan Shaun M. Byrnes, ka qenë udhëheqës i misionit të parë direkt amerikan në Kosovë në vitin 1998/99 , KDOM – Misioni Mbikëqyrës Diplomatik në Kosovë. Gjatë ceremonisë kryetari i komunës Sokol Bashota , ka thënë se : Në këtë ceremoni e cila ngërthen në vetvete të veçantën edhe simboliken e vet të rëndësishme, kam nderin dhe privilegjin që t’i bej një falënderim publik, zyrtar dhe shumë miqësor z.Shaun Byrnes, anëtar i Bordit të Universitetit Amerikan të Kosovës, me seli në Prishtinë. I nderuari zoti Byrnes , më lejoni që t’ju falënderoj në emër të qytetareve të Klinës dhe në emrin tim personal, për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve tuaja qytetare dhe profesionale në ruajtjen e Paqes dhe ndalimin e gjenocidit ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998-99, dhe ju falënderojmë për kontributin tuaj që po e jepni edhe sot në fusha të ndryshme të zhvillimeve në Republikën e Kosovës.Falënderimi ynë zyrtar nuk është i rastësishëm as i vetmi, sepse kontributi i juaj për popullin ton nuk është i rastësishëm. Prandaj, Klina e pranoi si qytetar më të veçantë të saj , duke e shpallur Qytetar Nderi të Komunës së Klinës, ka thënë Bashota.
Ndërsa , diplomati amerikan Shoun Byrnes,i cili e ka falënderuar komunën e Klinës për këtë titull Qytetar Nderi i Komunës së Klinës, ka thënë se sfida me e madhe për institucionet e Kosovës, mbetet luftimi i korrupsionit, dhe sundimi i ligjit, më qëllim të ndërtimit të një Kosove demokratike dhe të integruar në mekanizmat evropian.
Shtetet e Bashkuar të Amerikës, dhe Evropa, do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Mirëpo institucionet e Kosovës duhet të jenë më vigjilente në luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, tregun e lirë ekonomik, që nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës në bazë të kualifikimit, forcimin e procesit edukative mësimorë dhe shëndetësorë, më qëllim të ndërtimit të një n Kosove demokratike, tha diplomati Byrnes.
Diplomati amerikan Shoun Byrnes,e ka vizituar edhe shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi”, ku është takuar edhe me nxënës të shkollave të mesme në Klinë.