Republika e Kosoves

Klinë

SHPALOSEN DISA NGA PROJEKTET PRIORITARE PËR KETË VIT

2009/02/04 - 12:00

 Edhe ketë vit Klina do të ketë realizime të reja në infrastrukturë, arsim po edhe në rregullimin e problemit të ujit të pijës  Klinë 3 shkurt

 
Një pasqyrë të projekteve të realizuara për vitin që shkoi dhe të atyre që janë në realizim e sipër po edhe të atyre që pritet te realizohen sivjet i shfaqi kryetari Bashota në ni takim para gazetarëve klinas.
Në prezentimin e tij kryetari Bashota u shpreh se projektet e koduara për tu realizuar vitin që shkoi janë realizuar dhe me investim të granteve qeveritare po edhe të donatorëve kemi arritur te kemi investime kapitale ne vlerë prej 4.300 000 euro për vitin që shkoi.
Vitin që shkoi kemi arritur të bejmë inkasimin me të lart deri më tani ne të hyrat komunale, të gjitha këto të hyra janë një kontributë që përbejnë edhe një rritje në investim e në infrastrukturë edhe në mirëqënien e qytetarëve tanë.
Rritja e kryerjes së obligimeve të qytetarëve tanë pra shkon direkt në investimet dhe rregullimet e infrastrukturës dhe mirëqëniës së qytetarëve tanë.
Ne ketë vit kryetari Bashota potencoi edhe prioritet që do të ketë komuna sa u përket projekteve që do të realizohen ketë vit që sapo kemi hyrë.
Në interesimin e gazetarëve për investimin dhe rregullimin e problemit të ujit të pijës për qytetarët klinas kryetari Bashota u zotua se ky problem do të merr zgjidhje ketë vit dhe jemi të vendosur të vazhdojmë punimet e filluara për prurjen e ujit për qytetarët klinas, po edhe banorët tjerë.
Janë studiuar edhe potencialet e burimit të ujit, poashtu janë duke u berë edhe analizat laboratorike të burimit të Jarinës, për të cilën do të investohet edhe në filtrimin e ujit.
Nderë projektet më rëndësi të madhe poashtu është edhe ndërtimi i shkollës së mesme teknike, e cila do të filloi të ndërtohet gjatë këtij viti, poashtu do të kemi edhe investime së bashku me Ministrinë e Ambientit dhe Zhvillimit Rural në rregullimit e shtratit të lumit Drin i Bardhe po do të ketë edhe investime tjera në shendetësi si dhe në fusha tjera u shpreh kryetari Bashota.
 
 
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë