Republika e Kosoves

Klinë

SHTËPIA PËR TË MOSHUAR PO BËHET REALITET

2024/09/04 - 12:08

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, dhe drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kanë bërë inspektimin e punimeve të këtij projekti me rëndësi të veçantë, ku punimet po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë dhe planifikohen të përfundohen në mesin e vitit 2025.
“Shtëpia për të moshuar do të jetë e pajisur me të gjitha kushtet moderne, me staf shëndetësor që kujdesen për të moshuar, me dhoma për kontrolle mjekësore, ashensor, kuzhinë, klima, ndërsa do të akomodojë deri në 40 persona.
Po ashtu, do të shërbejë edhe për qëndrim ditor, ku të moshuarit do të kenë hapësira për aktivitete ditore. Një pjesë e të moshuarve rininë e kanë kaluar në kohëra të vështira. Përveç mungesës së lirisë, ju ka munguar edhe standardi i duhur ekonomik. Disa nga ta kanë përjetuar ngjarje të rënda.
Tash është obligim i ynë moral e institucional që të kujdesemi për ta. Ne po angazhohemi që t`ju ofrojmë kushte sa më të mira.” – ka thënë Elezaj.