Republika e Kosoves

Klinë

TABELA TË MENÇURA NË TË GJITHA SHKOLLAT E KLINËS

2024/03/19 - 10:04

Kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, sot kanë vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Motrat Qiriazi” në Klinë, e cila është pajisur me tabelë të mençur(smartboard).
Me këtë rast, kryetari Elezaj ka theksuar se projekti për pajisjen e shkollave me tabela të mençura është financuar nga buxheti i komunës dhe ka kushtuar 38 000 euro, ku janë blerë gjithsej 40 tabela të mençura dhe do të pajisjen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.
Elezaj ka theksuar se realizimi i këtij projekti do të ndikojë në rritjen e cilësisë në arsim, rritjen e bashkëpunimit e fokusim më të madh te nxënësit në procesin mësimor.
Me qëllim që shkollat të kenë më shumë se një tabelë të mençur, komuna e Klinës ka planifikuar që këtë vit të vazhdojmë me blerjen edhe të tabelave tjera.