Republika e Kosoves

Klinë

TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUES TË KFOR-it ITALIAN

2023/05/15 - 7:12

Sot, më 15.5.2023, drejtori komunal i arsimit, Dr.sc.Qemajl Sejdija, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të KFOR-it italian, të cilët i ka njoftuar me gjendjen aktuale në sistemin arsimor dhe ka konfirmuar bashkëpunimin e ndërsjellë për interes të avancimeve në arsim dhe të komunitetit ku veprojnë institucionet edukativo-arsimore, për çka ka falënderuar KFOR-in.
Ndërsa përfaqësuesit e KFOR-it po ashtu kanë premtuar se do ta zhvillojnë bashkëpunimin me DKA-në dhe me të gjitha institucionet edukative, për të cilat premtuan mbështetje me pajisje teknologjike në favor të ngritjes së cilësisë në procesin mësimor dhe sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në zhvillimin e kompetencës digjitale tek nxënësit.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti