2009/11/10 - 12:00
Situatë e qetë dhe stabile për të gjithë qytetarët e komunës së Klinë-s Në takimin e Brigadës Shumëkombëshe Perëndim të KFOR-it Italian ,gjeneralin z.Roberto D’Alessandro dhe Kryetarin e Kuvendit Komunal z. Sokol Bashota u diskutua situata dhe qetësia gjatë fushatës elektorale ,ku z.Bashota tha se komuna e Klinë-s do të vazhdoj të jetë e qetë dhe stabile për të gjithë qytetarët e saj.
Gjenerali z.D’Alessandro u shpreh i kënaqur dhe tha se vlerësoj shumë anagazhimin dhe punën që është bërë në këtë komunë.Duhet të ecim përpara që edhe viti 2010, të ketë koncepte dhe zhvillime të reja si deri më sot ,dhe KFOR-i gjithmon do të jetë në i gatshëm për bashkëpunim.
Kreu i komunës z.Bashota tha se qytetarët janë të vetëdijëshëm që këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe për komunën tonë,njëheri falenderoj të gjitha subjektet politike për sjelljen dhe mënyren e kulturës gjatë fushatës elektorale .Këto janë zgjedhjet e para pas Pamvarsisë në një standart qe hap rrugë dhe vendime të reja drejt Oqeanit Atlantik.
z.Bashota falendëroj Brigadën Shumëkombëshe Perëndim për mbështetjen dhe punën ,sigurin dhe qetësin për të gjithë qytetarët e Klinë-s ,për një ambient të sigurt.