Republika e Kosoves

Klinë

Takimi i parë me publikun për vitin 2013

2013/06/27 - 12:00

 Është mbajtur takimi i parë me publikun për vitin 2013 ku janë prezantuar , Rrjedhat e Qeverisjes në komune e Klinës, në gjashte muajin e parë për vitin 2013, të arriturat , vështirësitë, synimet si dhe Investimet Kapitale. Po ashtu , në këtë takim është bërë njoftimi  me Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2014-2016.
 Pjesëmarrja e qytetareve në takim ishte  e kënaqshme dhe pas prezantimi për Rrjedhat e Qeverisjes në komunë nga ana e kryetarit të komunës Sokol Bashota , ku tha se të gjitha propozimet e juaj që i marrim sot nga ky takim  , por  edhe nga përfaqësuesve  të fshatrave , janë kontribut i drejtpërdrejt i mirëpritur dhe i dobishëm për transparencën e punës së organeve të komunës së Klinës. Po ashtu ,ato fshatra që participojnë me 30% , komuna është e gatshme të bashkëpunoj dhe ti përkrah ato projekte ka thënë Bashota.

Zyrtarja e lart për financa Xufe Kelmendi tha se: Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës është në përputhje me kornizën  makroekonomike të Kosovës dhe sipas dokumenteve të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2014-2016 të përpiluar nga Qeveria e Kosovës. Të hyrat e Komunës së Klinës nga dy burimet e saj kryesore – grantet qeveritare si dhe të hyrat vetanake komunale kanë shënuar rritje nga viti në vit.

Kërkesat e qytetareve kryesisht kishin të bënin me infrastrukture, ujë të pijshëm , trotuar etj.