Republika e Kosoves

Klinë

Takimi me publikun

2011/03/03 - 12:00

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë- 2011
 
Nga data 01-15 prill, do të filloj zyrtarisht procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në gjithë
territorin e Kosovës.

 
 Me qellim të informimit rreth procesit të regjistrimit në përgjithësi dhe pjesëmarrjes në veçanti , ATRC në partneritet dhe me përkrahje nga REKOS dhe Enti i Statistikave të Kosovës , ka organizuar një takim me publikun për regjistrimin e popullsisë, ekonomisë familjare dhe banesave në Kosovë.
Organizimi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave behet nga Enti Statistikor i Kosovës, Komisionet Komunale të Regjistrimit nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë.
 Kushtrim Kalloshi –përfaqësuesi i ATRC, është shprehur se ne jemi sot këtu për t’i informuar popullin rreth regjistrimit të popullsisë . Se si duhet të behet regjistrimi?
Sipas Kalloshit , te gjithë personat që jetojnë për 12 muaj në Kosovë kanë të drejt të regjistrohen , por nuk do të thotë që janë banor të Kosovës. Nuk kanë nevojë të regjistrohen personat diplomatik, KFOR-i etj. Ndërsa , qytetaret e Kosovës, që jetojnë jashtë shtetit të Kosovës duhet ta plotësojnë një formular të veçante , edhe pse ata duhet të regjistrohen edhe këtu nga familjaret e tyre. Të dhënat duhet të jen të sakta , si nga ana e familjareve këtu po ashtu edhe nga ana e personave qe janë jashtë shtetit në mënyrë që të përputhën të dhënat e barabarta.
Nga ky regjistrim edhe komuna përfiton sepse sipas numrit të banoreve behet edhe ndarja e buxhetit, tani pas 30 vjetëve po zhvillohet ky proces , ne do ti kemi të dhënat e sakta se sa banor ka komuna e Klinës. Pjesëmarrja e qytetareve në procesin e regjistrimit është jetik dhe kusht për të qenë proces i regjistrimit i suksesshëm dhe njëkohësisht për të përmbushur standardet e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.
Ndërsa , drejtori i Administratës –Arsim Culaj , është proces ndër më të rëndësishmit pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Regjistrimi do të jetë vetëm statistikë dhe do të bëhet edhe në vendet perëndimore . Sa i përket komunës është formuar komisioni komunal për regjistrim, që përbëhet prej 9 anëtarëve si, përfaqësuesve të komunës, shoqërisë civile dhe komunitetit serb. Për kontrollor janë intervistuar personat , ndërsa për regjistrues të popullsisë  po vazhdon procesi i intervistimit .