Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Kryetarit të KK të Istogut
2010/02/02 - 12:00
Në emër të Kuvendit të Komunës, të gjithë qytetarëve të Komunës së Klinës, dhe në emërin tim personal, me rastin e vdekjes së birit tuaj dhe kryetarit të Komunës së Istogut, z. Fadil Ferati, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
– Familjes Ferati –
E nderuara familje Ferati,
Në emër të Kuvendit të Komunës, të gjithë qytetarëve të Komunës së Klinës, dhe në emërin tim personal, me rastin e vdekjes së birit tuaj dhe kryetarit të Komunës së Istogut, z. Fadil Ferati, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Me humbjen e Kryetarit Ferati, ju keni humbur një bir të shtrenjtë të familjes suaj, kurse populli i Istogut, të cilin e udhëhoqi për shumë vjet z. Ferati, dhe i gjithë Kosovës dhe gjeografisë shqiptare, më shumë se kurdoherë më parë është më i varfëruar për një figurë politike e kombëtare, mirëpo vepra e Tij do të na shërbejë udhërrëfim në rrugën e këtij populli të shumëvuajtur që aq shumë e deshi, aq shumë e nderoi dhe aq shumë punoi për demokracinë dhe lirinë e tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Ferati.
– Kuvendit të Komunës në Istog –
I nderuari nënkryetar i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova,
Në emër të qytetarëve të Komunës së Klinës dhe në emrin tim personal ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Fadil Ferati ishte një burrë i madh i Kosovës dhe gjithë botës shqiptare. Ishte një udhëheqës i dëshmuar, ku puna dhe angazhimi i tij në të mirë të zhvillimit dhe të prosperitetit të Komunës së Istogut, të cilën e udhëhoqi për shumë vjet do të na shërbëjë si udhërrëfim.
Kryetari Ferati kreu një mision të shtrenjtë ndaj ndërgjegjes kombëtare.
Deri në frymën e fundit punoi dhe veproi për lirinë dhe demokracinë e Kosokvës.
Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Ferati.
Klinë, 1.2.2010 Kryetari i komunës Klinë,
Sokol Bashota