2014/05/21 - 12:00
Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Teatrit në Klinë Në Shtëpinë e Kulturës “ Jehona e Dukagjinit” në Klinë për fëmijët parashkollor të Klinës, duke filluar nga ora 11:00, janë organizuar disa aktivitete kulturore për të shënuar 21 majin- dita e Teatrit “ Osman R. Gashi” si dhe ekspozitën figurative me punime të fëmijëve parashkollor të aranzhuar nga piktori akademik Idriz Berisha. Për fëmijët dhe prindërit e tyre, Teatri i Kukullave “ Dodona “ , Prishtinë, ka shfaqur lojën skenike për fëmijë “ Tomi e Xheri” me aktor të mirënjohur: Faik Gashi e Valdet Rama, me regji të Faik Gashit. Organizator të manifestimit DKRS- Klinë dhe tri edukatoret shkollës SHFMU “ Ismet Rraci” Klinë, Shkolla fillore”Atë Shtjefën Gjeqovi” Zllakuqan dhe shkolla fillore ‘ Nëna Tereze” Budisalc.
Të pranishmit në emër të DKRS i përshëndeti aktori Ismet Krasniqi përgjegjës i teatrit “ Osman R. Gashi” . Salla ishte përplot fëmijë e prindër dhe vërtet duartrokitjet e tyre e dhanë vlerësim për lojën e pëlqyer të aktoreve.