U gjet trupi i pa jetë i Fatmir Gashit në lumin Drini i Bardhë
2010/03/31 - 12:00
Me ndihmën e njësiteve nga FSK-ja,si dhe zhytësve nga komunat e Prizrenit ,Gjakovës dhe Gjilanit si dhe zhytësit profesional të Republikës së Kosovës Smajl Kosumit,trupi i pa jetë është gjetur dje rreth orës 17:00 Pas kërkimit tre ditor gjendet trupi i pa jetë i Fatmir Gashit,i cili nga goditjet e një veture bie ne lumin Drini i Bardhë. Me ndihmën e njësiteve nga FSK-ja,si dhe zhytësve nga komunat e Prizrenit ,Gjakovës dhe Gjilanit si dhe zhytësit profesional të Republikës së Kosovës Smajl Kosumit,trupi i pa jetë është gjetur dje rreth orës 17:00.
Kryetari i komunës së Klinës,Sokol Bashota falënderon Brigadën Mbështetëse Operacionale, Njësia Kërkim dhe Shpëtim e FSK-së, për angazhimin e madh që kanë dhënë për tri ditë rresht në kërkimin e gjetjes së kufomës së Fatmir Gashit nga fshati Zajm,komuna e Klinës. Po ashtu falënderohet edhe drejtori Fadil Kodra nga Departamenti i Emergjencës në Prishtinë,zhytësi profesional i Republikës së Kosovës Smajl Kosumi,zhytësit nga komunat e Prizrenit,Gjakovës dhe Gjilanit.
Njëherë falënderohet edhe Policia Rajonale e Pejës që ju ka bërë ftesë për ndihmë ekipeve të Njësitit për Kërkim dhe Shpëtim, FSK-së dhe zhytësve nga komunat tjera,si dhe falënderohen edhe qytetarët e komunës së Klinës, për kontributin e dhënë. Aksioni për kërkimin e trupit të pa jetë të Fatmir Gashit është menaxhuar nga drejtoria Emergjente e komunës së Klinës.