Republika e Kosoves

Klinë

U mbajt seanca e IV-të e punës për vitin 2011 të Kuvendit të Komunës

2011/04/29 - 12:00

Seanca e IV-të e punës për vitin 2011

 
Me rastin e vdekjes së anëtares së asamblesë së komunës së Klinës- Elfije Gashi , seanca filloi me një minutë heshtje.
Seanca vazhdoi me pikat e rendit të ditës , ku kryesuesi i asamblesë propozoi që te pika të ndryshme te debatohet edhe rreth kryesuesve të komiteteve të tjera . Ndërsa, Binak Syla, kërkoi që në seancën e radhës të debatohet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në komunën e Klinës gjatë luftës së fundit çlirimtare. Po ashtu, në seancën e radhës do të debatohet edhe për sigurinë në komunën e Klinës , që do të na njofton vet komandanti i policisë së Kosovës në komunën e Klinës Agron Hasanaj ka thënë kryesuesi i asamblesë Fadil Gashi. Ndërsa, te pika e rendit shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar , edhe pse me disa vërejtje është miratua duke vazhduar me shqyrtimin dhe miratimin e preferencave të KPF-së. Kryesuesi Gashi ka thënë se te kjo pik kanë qenë dy kërkesa , dhe i kemi dy mundësi, që të votohet me pako apo të shqyrtohen një nga një. Pas miratimi të preferencave të KPF-së , seanca vazhdoi shqyrtimin e propozimit të Ekzekutivit lidhur me shqyrtimin e peticionit të lagjes së Bajram Fazlive të fshatit Siqevë, kundër ndarjes së lokacionit për varreza. Diskutimi për lokacionin e varrezave është shtyrë që të debatohet në seancën e radhës. Pika e radhës për shqyrtimin dhe miratimin e  Vendimit për ndarjen e trojeve për 7 familje të Komunitetit RAE. Drejtori për Kadastër, Gjeodezisë dhe Pronësisë – Mark Buzhala, ka thënë se me kërkesë të kryetarit të komunës dhe DRC, është kërkesë që të ndahet prona për komunitetin RAE. Janë shtatë familje që do t’iu ndahen nga 3 ari për familje , ne fshatin Dresnik. Edhe pse është përkrahur nga ana e anëtareve , ka pasur vërejtje se edhe duhet përkrahur edhe komuniteti pritës. Dhe pika e fundit te ndryshme janë zgjedhur kryesuesit e komiteteve si: Shëndetësi- Haxhi Raci, Arsim – Shefqet Krasniqi dhe Planifikim Urban , Ekonomi dhe Zhvillim- Sefë Morina.