Republika e Kosoves

Klinë

U mbajt seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës

2021/06/11 - 1:33

Kuvendi i Komunës së Klinës ka mbajtur seancën e parë të jashtëzakonshme për vitin 2021.
Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi z. Fadil Gashi, nënkryetari, z. Besim Hoti, anëtarë të kuvendit komunal, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të Policisë së Kosovës, media etj.
Kryesuesi Gashi hapi seancën duke propozuar këtë rend dite: 1. Arsyetim i mungesave, 2. Formimi i Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në shkolla, sipas kërkesës – propozimit të DKA-së.
Drejtori i Arsimit, z. Enver Gashi, para anëtareve të kuvendit propozoi emrat për anëtarë të komisionit, bazuar në udhëzimit administrativ për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm.
Kuvendi Komunal Klinë në fund miratoi propozimin e drejtorit Gashi.