U promovua përmbledhja e rregulloreve komunale në komunën e Klinës
2011/05/04 - 12:00
Në kuadër te projektit te OSBE-së “Lehtësimi i Qasjes në Dokumente dhe Informata Publike” , Qendra Rajonale e OSBE-së në Pejë, ka bere dorëzimin gjithë-përmbledhës të rregulloreve komunale në komunën e Klinës.
Në kuadër te projektit te OSBE-së “Lehtësimi i Qasjes në Dokumente dhe Informata Publike” , Qendra Rajonale e OSBE-së në Pejë, ka bere dorëzimin gjithë-përmbledhës të rregulloreve komunale në komunën e Klinës. OSBE, në bashkëpunim me zyrtarët komunal ligjor dhe sekretariatin e asambleve komunale, kanë bërë përmbledhjen e të gjitha rregulloreve të miratuara dhe të aplikueshme prej vitit 2001-2010. Rregulloret kanë qenë vetëm ne gjuhen shqipe dhe janë përkthyer në gjuhen boshnjake/ serbe.
Kryetari i komunës- Sokol Bashota është shprehur se : duke ju falënderuar OSBE-së , ju krijojmë qytetareve mundësi më të lehta në qasjen e dokumenteve dhe vendimeve nga asambleja komunale. Po ashtu kryetari Bashota ka falënderuar edhe zyrën e OSBE-së me seli në Klinë për bashkëpunim me të gjithë qytetaret e komunës së Klinës pa dallim etnie.
Norman Spitzeger- Zyrtar i Lartë për Demokraci – është shprehur se: Këshilli i Evropës ka hartuar Konventën Evropiane mbi Qasjen në Dokumente Zyrtare, e cila ishte e hapur nga shtet pjesëmarrës të Këshillit në vitin 2009. Konventa është instrument i parë legal ndërkombëtar detyrues që e njeh të drejtën për qasje në informata dhe dokumente zyrtare. Me kontributin e çmuar të zyrës ligjore të komunës së Klinës dhe kryesuesit të asamblesë komunale, pa përfshirjen e të cilëve projekti nuk do të ishte i mundur , për përmbledhjen e të gjitha rregulloreve . Duke ju vënë përmbledhjet në dispozicion të komunës dhe institucioneve tjera lokale, zyrtaret do të mund të zbatojnë më lehtë të gjitha rregulloret komunale të përfshira në përmbledhje , si dhe qytetaret do të familjarizohen me legjislacion lokal dhe të kërkojnë zbatimin e të drejtave të dhëna në rregulloret e miratuara.
OSBE-në e ka falënderuar edhe kryesuesi i asamblesë Fadil Gashi , i cili ka thënë se bashkëpunimi me OSBE-në do të vazhdoj edhe në të ardhmen.