" /> --> U shënua Dita e Çlirimit të Klinës – Komuna Klinë
Republika e Kosoves

Klinë

U shënua Dita e Çlirimit të Klinës

2013/06/19 - 12:00

 Ngritja e flamurit para Kuvendit Komunal në Klinë dhe vënia e kurorave të luleve në sheshin” Mujë Krasniqi” shënuan fillimin e aktiviteteve të ditës së çlirimit në komunën e Klinës. 
 

Aktivitetet vazhduan me seancën solemne, ku është udhëhequr nga Pjeter Coli, i cili tha se : Ketë qershor, sikurse edhe qershoret e tjerë të pasluftës, Republikën e Kosovës, e gjejnë krenar nën petkun kremtues të çlirimit të saj nga pushtimi gati një shekullor serb, ndërsa , pikërisht sot 14 vjet më parë, qyteti ynë Klina dhe komuna e saj , shijoi për herë të parë frymëmarrjen e lirë, qenien më të rëndësishme të vetëdijes kombëtare e njerëzore: çlirimin e lirinë e saj.

Aktivitete vazhduan duke vërë kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Kuqe.

Në manifestimin e Ditës e Çlirimit , kryetari i komunës, Sokol Bashota ,ka ndarë mirënjohje për të gjithë dëshmorët e komunës së Klinës.

Dhe aktivitete vazhduan me koncertin i cili është organizuar komuna e Klinës , me këngëtar të estradës së kosovare, Malit të Zi  dhe artistet tanë nga

 Klina.

 

 

Urime qytetar të Klinës , Dita e Çlirimit