Republika e Kosoves

Klinë

Vazhdojnë punimet në stadiumin “18 qershori” në Komunën e Klinës

2018/08/03 - 4:56

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtori i Kulturës,  Rinisë dhe Sportit, Skender Merturi,  sot e vizitoi stadiumin  ”18 qershori”  në Komunën e Klinës të pranishëm ishin edhe Drejtori i Klubit, Fabian Veseli dhe Presidenti i Klubit, Binak Kalludra,  kjo vizitë është bërë lidhur me punimet që po kryhen për renovimin e  fushës së futbollit  me qëllim që të krijohen kushte më adekuate për sportin  dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tij.

Në vazhdën e këtyre punimeve është instaluar edhe sistemi i ujitjes në mënyrë që sportistët e Komunës së  Klinës të kenë një  hapësirë sa më të përshtatshme  për të zhvilluar ndeshjet.

Kryetari Elezaj u  shpreh shumë i kënaqur me dinamikën e punimeve, sipas tij  ky stadium do të bëhet gati për gara të klubeve në afatin e paraparë. Kështu me këtë ritëm të punës, stadiumi jonë dita-ditës po merr pamje tjetër.