Republika e Kosoves

Klinë

Vazhdon aktivitetin me realizimin e projekteve infrastrukturore

2018/04/18 - 9:00

Në vazhdën e këtyre veprimtarive, sot, më 18.4.2018 (e mërkurë), në fshatin Zllakuqan, do të nisin punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, një kërkesë e kahershme e qytetarëve të këtij lokaliteti.
Realizimi i këtij projekti do të krijojë kushte më të mira për banorët e këtij lokaliteti të Zllakuqanit dhe Pataqanit për një ambient më të pastër dhe më ekologjik.
Në nisjen e punimeve të këtij projekti që do të bëhet sot do të marrin pjesë kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe bashkëpunëtorët e tij të pushteti komunal.