Republika e Kosoves

Klinë

VAZHDON FUSHATA “16 DITËT E AKTIVIZIMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE”

2022/11/30 - 7:58

Nën moton “NE JEMI BASHKË”, komuna e Klinës, respektivisht, Zyra për Barazi Gjinore, në kuadër të vazhdës së aktiviteteve në shënimin e fushatës 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, në bashkësinë lokale të Gllarevës është mbajtur takim, ku është diskutuar kundër dhunës në baza gjinore.
Të pranishme ishin nënkryetarja e komunës, njëherësh kryesuesja e Grupit Avokues të Grave, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Vitore Shala, përfaqësuese të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, përfaqësuese nga stacioni policor në Klinë, znj. Shehrije Millaku nga Qendra për Punë Sociale si dhe gra të tjera pjesëmarrëse të asaj zone.
Në këtë takim u bashkëbisedua për aktivizëm dhe dakordim të përbashkët të aktiviteteve në kuadër të vetëdijesimit të shoqërisë kundër kësaj dukurie.
Takimet në bashkësi të fshatrave do të vazhdojnë të mbahen deri më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Grupi në përbërjen e lartcekur apeloi të paraqiten rastet e dhunës në familje tek Policia e Kosovës Qendra për Punë Sociale si dhe avokatët e viktimave si dhe strehimoret/shtëpitë e sigurta.
POLICIA: 192. Të gjitha telefonatat janë falas, 24/7 dhe konfidenciale.
Zyra për Avokim dhe Ndihmë për Viktimat 080011112, gjithashtu edhe kjo linjë telefonike për ndihmë është falas dhe e hapur 24/7.
Ndërsa, linja telefonike për ndihmë në Klinë: 044278790.