Republika e Kosoves

Klinë

VAZHDON PUNA PËR FINALIZIMIN E PROJEKTIT TË ASFALTIMIT TË RRUGËS STUPË-ZAJM ME NJË KOSTO AFËR 1 MILION EURO

2023/03/16 - 9:39

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berishën, kanë vizituar punimet për finalizimin e projektit të rëndësishëm infrastrukturor që lidh disa fshatra me rrugë të asfaltuar.
“Projekti të cilin e kemi filluar në vitin 2021 për asfaltimin e rrugës Stupë- Zajm tashmë është në fazën përfundimtare të realizimit.
Sipas planifikimit ky është një projekt tre vjeçar i cili ka filluar në vitin 2021 dhe që do të përfundojë brenda pak muajsh, ndërsa në tërësi vlera e buxhetit është afër 1 milion euro dhe do të asfaltohen 8 km rrugë, duke përfshirë edhe rrugët anësore”, – ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.