Republika e Kosoves

Klinë

Vërshimet e lumenjëve pas të reshurave në komunën e Klinës

2010/01/08 - 12:00

 Të reshurat atmosferike të borës dhe shiut gjatë kësaj jave,si dhe shkrirja e shpejtë e borës kanë bërë që niveli i ujrave në lumenjët që përshkojnë territorin e komunës së Klinës të rriten dhe të dalin nga shtrati.Kjo gjendje e krijuar me ç’rast u rrezik  Të reshurat atmosferike të borës dhe shiut gjatë kësaj jave,si dhe shkrirja e shpejtë e borës kanë bërë që niveli i ujrave në lumenjët që përshkojnë territorin e komunës së Klinës të rriten dhe të dalin nga shtrati.Kjo gjendje e krijuar me ç’rast u rrezikuan shumë lokalitete,objekte hoteliere dhe përmbytjen e tokave pjellore.

Drejtori i Sherbimeve Publike,z.Esat Raci e ngriti gjendjen e gatishmerisë emergjente dhe i mobilizojë njësitin e Zjarrfiksëve për mbrojtje dhe shpëtim.
Lumi, Drini i Bardhë ka dal nga shtrati i tij në Zllakuqan duke përmbytur tokat bujqësore.Niveli i këtij lumi rritet dhe situata eskalon te Ura e Haxhisë,ku rrezikon edhe dy familje të vendosura në objektin kolektiv,atë të Besim Rracit dhe Avdi Agushit.Besim Rraci kishte evakuar gruan dhe tre fëmijët kurse Avdi Agushi kishte qendruar me gruan e tij në objekt.Drejtori i shkollës fillore “Ismet Raci”,në Klinë,z.Gani Ahmetxhekaj ju kishte ofruar mundësin e evaukimit dhe strehimit në dy lokale të shkollës, por ata kanë vendosur që të qëndrojnë në objekt,pasi që të reshurat kishin filluar të pushojnë.
Objektet hoteliere buzë Drinit të Bardhë ishin përmbytur nga drini që është shumë afër.Motel “Drini”ishte përmbytur por uji nuk ka deportuar në brendësi .Personeli ishte brenda por nuk ishin të interesuar t’a lëshojnë objektin pasi që nuk ndiheshin të rrezikuar.Edhe Motel”Guri i Zi”,nuk kërkoj ndihmë edhe pse ishte përmbytur dhe personeli ishte po ashtu brenda,ndërsa dy objekte tjera të vogla hoteliere që ishin më larg për 100m dhe ishin gati krejt nën ujë ato nuk kishin punuar dhe nuk kishte njerëz .Motel”Villa Park”,dhe Motel”Ujëvara”,ku kati i pare dhe objektet rekreative ishin tërësishtë të përmbytura në ujë dhe dëmet ishin të konsiderueshme,kishin kaluar në katin e dytë dhe nuk ndiheshin të rrezikuar,ata falenderuan KK të Klinës dhe njësitin e Zjarrfiksave për ndihmën dhe përkujdesjen qe i’u ofrua.
Tokat pjellore janë përmbytur në këto fshatra:Dugujevë,Bokshiq,Grabanic,Gremnik,Volljak,Ujëmir,Siqevë,Shtaricë,Gjurgjevik të madh,Dush,Pogragjë dhe në Klinë.
Zyra e Alarmimit pohon se te ish kompleksi indistrual ka qenë rrezik nga erozioni i këtij lumi që të përmbytë lagjen përtej hekurudhe.