Republika e Kosoves

Klinë

VIZITA MJEKËSORE, MEDIKAMENTE DHE SYZE FALAS NË QKMF

2023/05/16 - 7:19

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku po qëndrojnë mjekë ndërkombëtarë të cilët po ofrojnë shërbime shëndetësore falas. Shërbimet po ofrohen nga mjekë të përgjithshëm, oftamolog dhe stomatolog. Po ashtu, për pacientët po ofrohen edhe barna dhe syze falas, duke mos e pasur barrën e pagesave për këto shërbime.
“Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit të Komunës së Klinës dhe organizatës “Operacion Shpresë e Ripërtërirë”, ndërsa ofrimi i shërbimeve nga mjekët do të vazhdojë edhe nesër. Falemderoi për këtë drejtuesit e organizatës dhe shprehi gatishmërinë tonë që të thellojmë bashkëpunimin edhe në organizime dhe forma tjera, me qëllim që qytetarëve në nevojë dhe pacienteve t`ju ofrojmë shërbime sa më të mira shëndetësore.” – ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.