Republika e Kosoves

Klinë

Vizitohet Manastiri i Budisalcit

2010/03/16 - 12:00

 Kryetari i komunës, Sokol Bashota i shoqëruar nga gjenerali i KFOR-it Italian,Vincenzo Grasso kanë vizituar manastirin e Budisalcit.

 Kryetari i komunës, Sokol Bashota i shoqëruar nga gjenerali i KFOR-it Italian,Vincenzo Grasso kanë vizituar manastirin e Budisalcit.

 Bashota, falënderon gjeneralin e KFOR-it,Grasso,për mundësin e vizitës edhe pse nuk është hera e pare që e vizitojmë këtë manastir. Si institucion kemi punuar mjaf për të krijuar sigurin e lëvizjes për të gjithë qytetarët e komunës së Klinës Siguria është për të gjithë. Unë i kam vizituar të gjitha fshatrat dhe i kam takuar të gjithë përfaqësuesit e këtyre fshatrave të kthyer serb dhe të gjithë e kanë të njëjtin shqetësim ekonomik,por sa i përket qetësisë të gjithë janë të kënaqur dhe çdo ditë shohim lëvizjen e lirë,të tyre. Kjo siguri është rezultat i KFOR-it,SHPK-së dhe Institucioneve të Kosovës. Tempujt fetarë janë të shenjta për ne, si kisha ortodokse,si xhamia,kisha katolike,ne duhet t’i respektojmë,sepse prej këtyre bëhet thirrja për paqe dhe duhet ta respektojmë paqen e secilit. Prandaj sot jemi këtu për të parë gjërat nga afër. Mesazhin e paqes për bashkëpunim e kemi përcjell edhe këtu.
 
Gjenerali Grasso tha se siç tha edhe kryetari i komunës një vend religjioz duhet me qenë i hapur. Ne jemi këtu që t’ju sigurojmë qetësi për çdo qytetar pa dallim,dhe për të njoftuar se muajin e ardhshëm  do të kemi një organizimi të një ushtrimi fushor këtu ne afërsi të manastirit.
 
Përfaqësuesi i fshatit Budisalcë, Llesh Veseli tha se për fshat s’ka koment sepse shihet ajo që është kryesorja është qetësia. Po të kishte ndodhe diçka menjëherë isha informuar, por deri sot nuk kemi pas asnjë njoftim,dhe nuk duhet me pas frikë sepse ne jemi këtu për çdo rast.