Vizitohet qyteti i Klinës dhe tre fshatra te kësaj komune
2010/02/24 - 12:00
Takimi i kryetarit të komunës,z.Sokol Bashota me kolonelin e KFOR-it Italian, Vincenzo Grasso,LMT-në,OSBE-në,ICO-në,Zyrtarin për Komunitete dhe komandantin e Policisë,si qëllim kishin që të vizitonin qytetin e Klinës dhe tre fshatra të kësaj komune.
Takimi i kryetarit të komunës,z.Sokol Bashota me kolonelin e KFOR-it Italian, Vincenzo Grasso,LMT-në,OSBE-në,ICO-në,Zyrtarin për Komunitete dhe komandantin e Policisë,si qëllim kishin që të vizitonin qytetin e Klinës dhe tre fshatra të kësaj komune.
Në qytetin e Klinës ata vizituan objektin e komunës,Shtëpinë e kulturës ,shkollën e mesme dhe objektin e banimit social duke u njoftuar për së afërmi rreth punimeve të tyre. Vizita e tyre vazhdoi në fshatin Shtupel,ku u takuan me përfaqësuesin e fshatit z. Ismet Dautin.
Kreu i komunës u shpreh, ju falënderoj për mundësin që na keni dhënë për këtë takim,ku vete koloneli ka shpreh dëshirën që ta vizitoj këtë fshatë dhe të njoftohet për së afërmi në regjionet ku KFOR-i,bënë sigurinë .Duhet të cek që KFOR-i,ka dhënë kontribut në komunën tonë si në infrastrukturë ,ujësjellës ,arsim etj. Fshatin Shtupel e shohim si një qendër që na ofron mundësin e përbashkët të jetesës dhe tolerancës,ku citon një thënie të Kryeministrit Hashim Thaqi,që “Patriotizmi më i madh është duke respektuar tjetrin”.Z.Bashota falënderoj të gjithë të pranishmit që ishin pjese e kësaj vizite.
Ndërsa kryetari i fshatit Shtupel ,z.Ismet Dauti tha se jemi katër fshatra për rreth multi etnik,dhe asnjë herë nuk kemi pas asnjë ekces,si problem të vetëm këtu e shohim vetëm rrugën që është shumë e shkatërruar,dhe kemi dëshirë që kjo rrugë të rregullohet duke mos e anashkaluar as Bingjën e Grapcin,por të gjithë të kemi një qasje dhe njëherit ju falënderoj për këtë vizitë dhe për interesimin tuaj për fshatin tonë.
Koloneli i KFOR-it,Grasso tha se jam unë ai që duhet ta falënderoj kryetarin e këtij fshati që na keni dhënë mundësin e këtij takimi. Angazhimi ynë kryesorë do të mbetet në sigurinë e juaj,edhe pse situata e sigurisë është ne nivel,dhe ky takim na dha mundësin që t’i shohim për së afërmi.
Nga Shtupeli,vazhduan për në Bingjë,ku, kryetari i komunës z.Bashota e falënderoj kryetarin e këtij fshati për këtë takim të përbashkët sepse ne jemi taku edhe me herët dhe ju kemi premtua që do t’i vizitojmë,por njëherë falënderoj edhe kryetarin e fshatit Shtupel që na u bashkua ftesës sonë.
Jemi duke punuar për kthimin e te gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen dhe se Klina është numër një në Kosovë për procesin e kthimit. Prona është e shenjet dhe secili duhet ta respektoj pronën e vet dhe të tjetrit. E kaluara nuk guxon të me qenë peng për të ardhmen tonë.
Kryetari i fshatit Bingjë, z.Igor Donqiq,i falënderoj të pranishmit për vizite në këtë fshatë,dhe tha se tash për tash nuk kemi probleme dhe se kemi mardhënie te mira ndërfqinjësore,janë disa probleme të vogla me disa uzurpime të pronave,por si problem edhe ne e shohim rrugën që është e shkatërruar. Në këtë takim u cek se mungojnë shume bashkëfshatarë që si ditë tregu në ketë komune ata kishin dalë për treg gjë që dëshmon se liria e lëvizjes është e lirë.
Koloneli,Grasso tha se është hera e parë që vizitoi këto fshatra, pasi kam marrë komandën që 40 ditë,por kjo nuk do të thotë se nuk kam qenë i informuar sepse LMT,i ka të gjitha informatat,po ashtu edhe kryetari i komunës z.Bashota më ka njoftuar për të gjitha problemet që ju ballafaqoheni,dhe që KFOR-i nuk mund të bëjë më shumë,por me një punë të përbashkët mund t’i arrijmë. Për mua është e rëndësishme që eksiton zgjidhje e problemeve që ju i paraqitni dhe shpresoj që KFOR-i nuk do të jetë i nevojshëm për këto takime.
Edhe Policia tha se situata është e qetë dhe stabile në komunën e Klinës,75% të rasteve janë zgjedhur vitin e kaluar,këtë vit janë pesë raste që tre prej tyre janë zgjedhur dhe se problemet duhet të zgjidhen bashkarishtë.
Edhe në fshatin Grapc kreu i komunës i falënderoj përfaqësuesit e këtij fshati dhe tha se sot i kemi vizitu këto tri fshatra për të pa për së afërmi jetën në këto pjesë. Për të inkurajuar që rruga e vetme është respekti i njeri tjetrit ,për të punuar aty ku ka mundësi. Dëshiroj t’ju them mos ja zgjatni dorën kriminelit sepse ata do të jenë përgjegjës për angazhimin tonë dhe se do të ndëshkohen me ligj. Jemi duke krijuar mundësi që të kthehen edhe të tjerët. Vetëm e ardhmja e mirë i krijon parakushte që të kemi një imazh të mirë të fëmijëve tanë para botës demokratike .
Mikiq Radonja,kryetar i fshatit tha se ne si fshat jemi lënë pak anash,asnjë organizate nuk done që të vjen me vizitu këtë fshat,përderisa fshatrat tjera kanë përfitu përveç ndihmave të shtëpive edhe makineri të tjera Ne dëshirojmë me të gjithë të jemi fqinjë të mirë dhe se e kaluara duhet të harrohet,gjithkush duhet të përgjigjet për veprimet e veta. Prej se jam kthyer asnjëherë nuk kam pas ndonjë problem me dikë. Ka edhe prej atyre që i kanë mbyllur shtëpitë dhe janë kthyer nga kanë ardhë. Jemi 12 shtëpi që gjithmonë jemi prezent këtu. Njëheri më vjen mirë që sot bashkë me ju në këtë vizitë është edhe përfaqësuesi i fshatit Shtupel.
Koloneli,Grasso tha se e thashë edhe në Bingjë,se kam qenë i nxën me ndërrimin e komandës,por sot jam i kënaqur që bashke me kryetarin e komunës po i vizitojmë këto fshatra dhe po njihemi për së afërmi me problemet që ju ballafaqoheni dhe që përmes këtyre takimeve zgjidhen problemet dhe të gjejmë dialog për një jetë më të mirë.