Republika e Kosoves

Klinë

Zhvillimi i sektorit të bujqësisë prioritet për Komunën e Klinës

2009/12/04 - 12:00

 I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Klinës z.Sokol Bashota ,Ministri i Bujqësisë z.Idriz Vehapi kanë përcjellë për së afërmi renovimin e pendës për ujitje të tokave bujqësore në fshatin Zllakuqan  I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Klinës z.Sokol Bashota ,Ministri i Bujqësisë z.Idriz Vehapi kanë përcjellë për së afërmi renovimin e pendës për ujitje të tokave bujqësore në fshatin Zllakuqan.Me këtë pendë shumë fshatra të Lugut të Drinit,si Pataqani,Zllakuqani,Radulloci,Jagoda dhe Krusheva e Vogël do të ju mundësohet ujitja e tokave të tyre.Kapaciteti i pendës mundëson ujitjen e 380 hektarë toke të kësaj ane.Poashtu,ky ndërtim ka mënjanuar shkatërrimin dhe dëmtimin e ujit nga lumi Drini i Bardhë, i cili në kohën e shirave të mëdha ka vërshuar hektarë të tërë duke  dëmtuar edhe kulturat bujqësore.

Investimet që janë bërë në këtë pendë kapin shifën prej 67 mijë euro,në të njëjtën kohë është duke u ndërtuar edhe kanali i ri i ujitjes në fashtin Rudicë ,kosotja e të cilit është 113 mijë euro,prej të cilave 10% të mjeteve janë dhënë nga buxheti i Komunës së Klinës.
 
Ministri i Bujqësisë, z.Idriz Vehapi- ka thënë se do të vazhdohet të investohet në bujqësi, sidomos në rajonet ku ekzistojnë kushte të mira për zhvillimin e saj.Në këto zhvillime përparsi do të ketë sistemi i ujitjes.Ne do t’i mbështesim qytetarët që të merren me prodhimtari bujqësore.
 
Kreu i komunës z.Sokol Bashota-ka thënë se Komuna e Klinës është përcaktuar për këtë projekt në këtë lokalitet duke pasur parasysh se në këtë anë,toka është shumë pjellore dhe arsyetohet investimi në bujqësi.
 
Banorët e kësaj ane e kanë mirëpritur renovimin e kësaj pende.Tash do të kemi më të lehtë t’i punojmë tokat tona.Këto toka do të jenë të mbrojtura ,sepse shpeshherë lumi ka dale nga shtrati dhe ka dëmtuar kulturat tona tha Prek Kqiraj nga fshati Pataqan.