Republika e Kosoves

Klinë

Zyra për Komunitete dhe Kthim përfiton donacion nga UNMIK-u

2013/04/17 - 12:00

Donacioni nga UNMIK-u ,  Zyrës për Komunitete dhe Kthim,   2- kompjuterë -Lap Top, 2- destop, 1- monitor, 1- printer dhe 1- frigorifer. 
 Zv. Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Robert Sorenson i shoqërua nga Shefi i UNMIK-ut në rajonin e Pejës, Riccardo Ceva e kanë vizituar komunën e Klinës , përkatësisht Zyrën për Komunitete dhe Kthim,  ku kanë dhuruar donacion si : 2- kompjuterë -Lap Top, 2- destop, 1- monitor, 1- printer dhe 1- frigorifer.

Gjatë kësaj vizite Zv. Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Robert Sorenson është shprehur se : jam i kënaqur që jam sot në komunën e tuaj dhe të jap një donacion nga UNMIK-u për komunën tuaj , Zyrës për Komunitete dhe Kthim, që shpresoj që do të ju shërbejnë për të lehtësuar punën tuaj. Po ashtu ai ka thëne se përveç donacion unë e shoh sot për së afërmi se si zhvillohet puna në komunën tuaj dhe bashkëpunimi në mes të komuniteteve.

Drejtori i Administratës –Arsim Culaj duke e falënderuar z. Sorenson , është shprehur se : këto ndihma janë të mirëseardhura për Zyrën për Komunitete dhe Kthim, duke shpresuar që do të hyjnë në punë për shërbim të qytetarëve . Sa i përket bashkëpunimit në mes komuniteteve Klina është shembull i mirë i tolerancës ndëretnike ka thënë Culaj. Edhe 

Shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Millorad Sharkoviq , e ka falënderuar UNMIK-un për këtë donacion. Sharkoviq e ka njoftuar z.Sorenson për procesin e kthimit në komunën e Klinës , dhe ka thënë se: sipas statistikave për numër të banorëve jemi në vend të parë për qëndrueshmëri të kthimit.