Republika e Kosoves

Klinë

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës vizituan komunën e Klinës

2010/02/24 - 12:00

 Vizita e Zëvendëskryeministrit të Kosovës,z.Ramë Manaj dhe Ministrit për Kthim dhe Komunitete,z.Sasha Rashiq me Kryetarin e Komunës së Klinës,z.Sokol Bashota ishte qëllim i përbashkët që të njihen rreth kthimit të komuniteteve.

   Vizita e Zëvendëskryeministrit të Kosovës,z.Ramë Manaj dhe Ministrit për Kthim dhe Komunitete,z.Sasha Rashiq me Kryetarin e Komunës së Klinës,z.Sokol Bashota ishte qëllim i përbashkët që të njihen rreth kthimit të komuniteteve.

Procesi i kthimit në këtë komunë po vazhdon mirë,për çdo ditë kemi kthime,përjashtohen disa incidente të vogla dhe se gjendja e sigurisë është në nivel tha kreu i komunës,z.Sokol Bashota.
 Incidentet individuale nuk do ta ndalojnë procesin e kthimit në këtë komunë. Rastet e thyerjeve të xhamave në familjet serbe i dënojmë ashpër si komunë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që të ndriçohen sa më parë. Në komunën e Klinës deri më tani janë kthyer 1400 pjesëtarë të komunitetit serbë. Angazhimet e komunës së Klinës në këtë sferë nuk do të mungojnë asnjëherë.
 
Rikonfirmuam mbështetjen e qeverisë së Kosovës në sferën e kthimit të të zhvendosurve në komunën e Klinës, ndërsa incidentet e ditëve të fundit në disa familje serbe i dënojmë ashpër dhe kërkojmë nga organet e ndjekjes që sa më parë të bëjnë ndriçimin e këtyre rasteve ” ka thënë, zëvendëskryeministri Ramë Manaj.Rastet e tilla nuk duhet ta dëmtojnë imazhin e realitetit të Kosovës sikurse nuk duhet  ta pengojnë procesin e integrimit euroatlantik. Për institucionet e Kosovës diversiteti etnik është vlerë dhe pasuri dhe si të tillë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë”.Njëherit z.Manaj i falenderoj të gjithë ata që janë marrë me këtë procesë.
Ministri për kthim dhe komunitete,z.Rashiq, pasi ka përshëndetur të arriturat që janë bërë në komunën e Klinës në aspektin e kthimit tha se morëm premtimin nga komuna se angazhimi i saj për të krijuar kushte  dhe siguri për të kthyerit nuk do të mungojë asnjëherë. Çdo incident duhet të marrë dënimin  merituar sepse incidente të tilla ka pas edhe më herët mirëpo ne do të bëjmë përpjekje që ato të mos përsëritën më” ka theksuar ai.  Ministri Rashiq ka përmendur se Ministria për kthim për këtë vit ka ndarë 7.5 milion euro për të kthyerit në Kosovë, ndërkohë që në bashkëpunim edhe më donatorët tjerë do të mbështesim  projekte të tjera të kthimit që presin të realizohen në këtë komunë .Ne të gjithë e dimë që komuna e Klinës është e para në proces të kthimit që prin me numër më të madhë të të kthyerve
 
Zyrtarët e qeverisë së Kosovës, kanë vizituar familjen e Vllada Radosavleviqit ku edhe ka ndodhë incidenti dhe rikonfirmuan angazhimet e  qeverisë së Kosovës e cila është e përkushtuar që të krijojë kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët pa dallim.