Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sektori i Inspekcionit të Tregut

Inspekcioni  i Tregut

  1. Kontrollimin e objekteve tregtare, industriale dhe depove;
  2. Kontrollimin e vendeve të punës dhe objekteve tjera në të cilat produktet vihen në shërbim;
  3. Organizime dhe kontrollime të rastit;
  4. Kërkimin e të gjitha informative të nevojshme në përputhje me ligjin dhe me aktet nënligjore të kësaj fushe;
  5. Përcjelljen e çmimeve të artikujve, dhënien e bllokut paragon dhe të faturave të tregtisë me pakicë dhe shumicë;
  6. Organizimin, kontrollimin dhe respektimit të orarit të punës nga bizneset afariste, kontrolli mbi të dhënat e prejardhjes së mallit, kontrolli I vulosjes (zhigosjes) së peshoreve, kontrollimi i librave tregtare të shit-blerjes;
  7. Kontrollimin dhe respektimin e obligimit të subjekteve afariste për vendosjen e mbishkrimit të firmës të lokaleve të tyre;
  8. Përcjelljen e subjekteve afariste që kanë sjellje monopoliste për të mos lejuar konkurrencën jo lokale në tregti;
  9. Konfiskimin e mallit në përputhje me dispozitat e ligjit dhe të rregullores mbi tregtinë në rastet kur malli është pa dokumentacion përcjellës, pa faturë, pa dërgesë, apo pa bllok paragon, pa numër të regjistrimit të biznesit dhe të blerësit, pa regjistrimin e faturës të librit të tregtisë dhe kur subjekti afarist nuk ka leje pune;
  10. Zbatimin e të gjitha masave ndëshkuese të parapara me ligj, të inkasojë mjetet nga dënimet e shqiptuara në vendin e ngjarjes, të ushtrojë fletëparaqitje për kundërvajtje të ushtrojë edhe detyra tjera të parapara me ligj dhe me akte tjera nënligjore.