Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sektori i Inspekcionit Sanitar dhe Veterinarisë

Inspekcioni Sanitar dhe i Veterinarisë

  1. Kujdeset për kontrollimin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportit, ushqimit, pajisjeve dhe veglave;
  2. Kujdeset për kontrollimin e ujit, objekteve, stabilimenteve dhe aparateve për furnizim me ujë të pijshëm;
  3. Kontrollon përmbushjen e kushteve sanitare- teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore, për të gjitha objektet sipas dispozitave ligjore;
  4. Marrjes së masave mbrojtëse të shëndetit të popullatës nga veprimi i dëmshëm i produkteve të duhanit dhe të pirjes së duhanit në vendet publike;
  5. Objekteve dhe mjeteve të komunikacionit publik;
  6. Kujdeset për marrjen e masave dhe veprimeve përkatëse për evitimin e parregullsive dhe mungesave në afatin e përcaktuar;
  7. Dorëzimin e dokumentacionit dhe të dhënave tjera brenda afatit të përcaktuar;
  8. Marrjen e përkohshme të pajisjeve, mjeteve dhe dokumentacionit të nevojshëm;
  9. Kryen hapjen dhe mbylljen e dhunshme të objektit për qëllimin e inspektimit;
  10. Marrjen e mallit të dyshimtë apo të prishur ndërsa mallin i cili paraqet rrezik për shëndetin publik e asgjëson;
  11. Bën tërheqjen e dokumentacionit të prodhimit, i cili nuk është harmonizuar me dispozitat ligjore, gjegjësisht urdhëron evitimin e mangësive të produktit;
  12. Ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë, përkatësisht kryerjen e punëve të caktuara, për kohë të caktuar;
  13. Ndalimin e përdorimit dhe shfrytëzimin e mjeteve të punës, njësive punuese, pajisjeve prodhuese, qarkullimin dhe përdorimin e mallit kur nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj;
  14. Ndërmarrjen e veprimeve lidhur me mostrat, kontrollon produktet me qëllim të verifikimit dhe harmonizimit në pikëpamje sanitare në bazë të dispozitave ligjorë në fuqi;
  15. Bën ndërmarrjen e masave për evitimin e rrezikut për jetë, shëndetin e njerëzve, dhe shëndetin e kafshëve apo mbrojtjen e interesit publik;
  16. Inicimin e procedurave kundërvajtës dhe ushtron fletëparaqitjen penale;
  17. Ndërmarrjen e veprimeve të tjera për të cilat është i autorizuar me ligj;
  18. Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me rregulloret e Komunës.