Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sektori i Transportit Rrugor

Sektori i transportit rrugor

  1. Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit të mjeteve motorike në qarkullimin publik.
  2. Mbikëqyrë kontrollon dhe merr masa të parapara ligjore kundër transporteve ilegale dhe të atyre që nuk e respektojnë orarin e përcaktuar nga organi kompetent.
  3. Zhvillimin e veprimtarisë te transportit te udhëtarëve dhe mallrave ne territorin e komunës pa leje pune, pa licencë, pa regjistrim të biznesit, dhe ndërmerr masat e duhura ligjore.
  4. Kontrollon plotësimin e kushteve për zhvillimin e veprimtarisë në transport të automjeteve të udhëtareve me taxi, dhe lëshon vendime pas plotësimit të këtyre kushteve.
  5. Kontrollon vendqëndrimin e caktuar për taxi nga shfrytëzuesit e tyre.
  6. Mbikëqyr rendin dhe orarin e udhëtimit nga operatoret për transportin e udhëtarëve.
  7. Përgatit procesverbale, aktvendime, dhe kërkesa për gjykatat kompetente, kryen dhe punë tjera administrative në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
  8. Bashkëpunon me sektorët e tjerë te drejtorisë, dhe me organet tjera si me policinë, gjykatat etj.
  9. Kryen edhe punë të tjera të caktuara nga drejtori i drejtorisë.