Republika e Kosoves

Rahovec

𝗞𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶 𝗟𝗮𝘁𝗶𝗳𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗼𝗶 𝗽ë𝗿𝗳𝗮𝗾ë𝘀𝘂𝗲𝘀 𝗻𝗴𝗮 𝗢𝗦𝗕𝗘-𝗷𝗮

2024/04/04 - 8:57

Sot, kryetari Latifi ka pritur në takim përfaqësuesit nga OSBE-ja, z. Daniel Lezo dhe Selajdin Cenën, me të cilët bisedoi për mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në Komunën e Rahovecit, e cila ka për qëllim koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve përgjegjëse në trajtimin e këtyre çështjeve.