Republika e Kosoves

Rahovec

1. Cilat ditë punon komuna ?

 

2. Ku mund ta marr Certifikatën e Lindjes ?

 

3. A mund të i shkarkoj certifikatat e Gjendjes Civile online?

 

4. Ku mund ti shoh Konkurset e Komunës ?

 

5. Cilat ditë mund ta takoj Kryetarin/Nënkryetarin?

 

6. Ku mund të pajisem me letërnjoftim dhe pasaportë?

 

7. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur në spital?

  1. Fletëlëshimi i spitalit; Fletatstatistikore nga institucioni shëndetësor (origjinale)
  2. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (fotokopje). Prindërit pa kurorë duhet të jenë të pranishëm me rastin e paraqitjes së kërkesës;
  3. Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) valide të Republikës së Kosovës, ekstraktet e lindjes për prindërit (fotokopje);
  4. Njëri prind të jetë i pranishëm (nëse kurora është bërë para lindjes së fëmijës);
  5. Nëse fëmija është mbi moshën 6 vjeç, nevojitet edhe libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmija;

 

8. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur jashtë Kosovës?

  1. Certifikata e lindjes, lëshuar nga shteti ku ka lindur fëmija (certifikata origjinale duhet të jetë e përkthyer në gjuhën zyrtare);
  2. Certifikata e kurorëzimit të prindërve (fotokopje);
  3. Ekstraktet e lindjes të të dy prindërve (fotokopje);
  4. Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) valide, ekstraktet e lindjes (fotokopje);
  5. Pagesa e taksës 5 €.

 

8. Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-Kurorëzimi?

  1. Ekstraktet e lindjes të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
  2. Certifikatat e statusit martesor të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
  3. Letërnjoftimet valide të palëve të interesuara për kurorëzim dhe të dëshmitarëve;
  4. Prania e palëve që lidhin kurorë dhe e dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit;
  5. Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
  6. Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
  7. Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
  8. Pagesa e taksës 10 €, për kurorëzimet brenda lokaleve të Komunës;
  9. Për kërkesa të kurorëzimit jashtë objektit të Komunës, taksa është 50€

 

9. Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-Kurorëzimi me shtetas të huaj?

  1. Certifikatat e lindjes për palët e interesuara për kurorëzim (origjinal). Për shtetasin e huaj nevojitet certifikata e lindjes, ndërsa për shtetasin kosovar nevojitet ekstrakti i lindjes;
  2. Vërtetimet mbi statusin martesor për të dy palët (origjinal);
  3. Pasaportat ose letërnjoftimet për të dy palët (fotokopje);
  4. Vërtetimin mbi vendbanimin e palës nga shteti ku jeton (fotokopje);
  5. Kontrata mbi kapacitetitin martesor për ato shtetet që lëshojnë këtë dokument;
  6. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe të dëshmitarëve;
  7. Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
  8. Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimi mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
  9. Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
  10. Pagesa e taksës 50 €.

 

10. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e martesave të bëra jashtë Kosovës?

  1. Certifikata mbi lidhjen e martesës, lëshuar nga shteti tjetër ku pala ka lidhur martesë, të përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës (origjinal);
  2. Letërnjoftimin ose pasaportën valide (fotokopje);
  3. Nëse certifikata është e pakompletuar me shënimet e prindërve, pala duhet të sigurojë edhe ekstraktet e lindjes për të dy bashkëshortët;
  4. Pagesa e taksës 5 €.

 

11. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes ?

  1. Dëshmia nga Institucioni shëndetësor mbi vdekjen e personit apo aktvendimi i Gjykatës mbi shpalljen e personit të vdekur (origjinali);
  2. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur (fotokopje);
  3. Ekstrakti i lindjes për personin e vdekur;
  4. Certifikata e kurorës nëse personi ka qenë i kurorëzuar;
  5. Ekstrakti i lindjes për informuesin;
  6. Letërnjoftimi i informuesit;

 

12. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes së ndodhur jashtë Kosovës?

  1. Certifikata e vdekjes së personit të vdekur jashtë Kosovës, e përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës
  2. Ekstrakti i lindjes së personit të vdekur;
  3. Certifikata e kurorëzimit (nëse ekziston);
  4. Ekstrakti i informuesit;
  5. Letërnjoftimi i informuesit;
  6. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës për personin e vdekur jashtë Kosovës;
  7. Pagesa e taksës 5 €.

13. Me rastin e vërshimeve dhe dëmeve në bujqësi, a ka caktuar komuna komision për vlerësimin e dëmeve?

14. Organizata jonë jemi të interesuar për aplikim në programin RELOAD të UNDP. Ju lutem a mund të na dergoni të gjithë dokumentacionin për aplikim?