Republika e Kosoves

Rahovec

Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit


Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtimet në vijim:

  1. Sektori për urbanizëm dhe planifikim
  2. Sektori për mbrojtje të mjedisit

Drejtoria për urbanizëm, shërbime komunale, gjeodezi, kadastër dhe pronë ushtron

përgjegjësitë që i ka Komuna sipas dispozitave ligjore nga lëmi i urbanizmit, shërbimeve komunale, gjeodezisë, kadastrit dhe pronës, si vijon:

a) Harton planin e zhvillimit hapësinor, urbanistik dhe rural të Komunës,

b) Bënë përgatitjen dhe hartimin e akteve të përgjithshme normative të planifikimiturban dhe rural,

c) Bashkëpunon me institucionet e Komunës me rastin e përgatitjes dhe hartimit tëplanit hapësinor, urbanistik, planeve të rregullimit dhe planeve tjera,

d) Bënë planifikimin dhe zhvillimin hapësinor të Komunës,

e) Përcakton kushtet për rregullimin hapësinor,

f) Mban evidencat për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrate objekteve dhe shtëpive.

g) Bashkëpunon me Kuvendin e Komunës, Komitetin për urbanizëm dhe planifikimurban, kur ato trajtojnë çështjet nga lëmi i planifikimit hapësinor dhe urbanizmit,

h) Merr pjesë aktive në procedurat e planifikimit të hapësirës dhe rregullimit të tokësndërtimore, planeve dhe programeve nga kjo lëmi,

i) Këshillon palët në procedurë dhe mënyrën e realizimit të të drejtave nga lëmi iurbanizmit, kryen dhe detyrat tjera nga fushëveprimi i vet dhe lëmi i rregullimit tëhapësirës,

j) Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe përcakton kushteturbanistike për zbatimin e planit hapësinor, planin urbanistik, planet e rregullimit,planit të parcelimit, vijës së rregullimit dhe ndërtimit,

k) Lëshon lejet e ndërtimit, lejet e përdorimit dhe shfrytëzimit, cakton komisione përmbikëqyrjen të objekteve, jep pëlqimet e rregullimit të infrastrukturës,

l) Menaxhon projektet komunale të paraparë me buxhet nga lëmi i urbanizmit.