Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtimet në vijim:
1. Sektori për arsimin parafillor, fillor dhe i mesëm i ulët
2. Sektori për arsimin e mesëm të lartë
Drejtoria për arsim ushtron përgjegjësitë që i ka Komuna sipas dispozitave ligjore nga lëmi i arsimit:
Planifikon zhvillimin e arsimit në Komunë dhe aftësimin e personelit mësimor në bashkëpunim të ngushtë me MASHT-in.
Nxitë bashkëpunimin e personelit arsimor në raport me nxënësit dhe prindërit.
Siguron mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve shkollore dhe objekteve të tjera përcjellëse.
Merr pjesë në përzgjedhjen e drejtorit dhe kuadrit arsimor të shkollave.
Menaxhon me objektet komunale arsimore.
Bënë regjistrimin e të dhënave personale për nxënës sipas formularit të miratuar nga MASHT-i dhe në harmoni me ligjin.
Në marrëveshje me MASHT-in miraton rregullat për themelimin, shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore.
Marrjen e masave për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural në të cilin është vendosur shkolla është me përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës.
Miratimin e pushimeve lokale të shkollës në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës.
Merr vendime për ankesa ndaj vendimeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me Ligj.
Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special.
Kujdeset për arsimimin e të rriturve në bazë të Ligjit në fuqi.
Kryen edhe punët tjera të parapara me Ligj dhe Statut.