Kjo Drejtori përmes inspektorëve të sajë kryen punët nga përgjegjësia e inspektorit të tregut, punëve sanitare, trafikut, ndërtimtarisë, bujqësisë, veterinës, shërbimeve komunale, hidroekonomisë dhe inspektimet tjera të përcaktuara me Ligj.
a) Në kuadër të Drejtorisë për inspekcion e që janë në përgjegjësi të Komunës sipas dispozitave ligjore kryhen punët e inspektimit të tregut, sanitar, trafikut, ndërtimtarisë, bujqësisë, veterinës, shërbimet komunale, hidroekonomisë dhe inspektimet tjera komunale të përcaktuara me ligj.
b) Ndërmerr procedurat ligjore, në kuadër të inspektimit nga sferat e inspektimit komunal në procedurë administrative dhe gjyqësore.
c) Kryen edhe punët tjera të përcaktuara me Ligjin.