Kulturë, Rini dhe Sport
Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtime në vijim:
- Sektori për Kulturë
- Sektori për Rini, dhe
- Sektori për Sport
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ushtron këto kompetenca:
- Udhëheqja me resurset lokale kulturore duke përfshirë Muzetë lokale dhe resurset e trashëgimisë kulturore,
- Udhëheqja me arkivin komunal, Teatrin, Bibliotekën e qytetit, Stadiumin e qytetit, Palestrën e sporteve dhe hapësirat tjera përcjellëse,
- Të organizojë dhe shënojë data me rëndësi historike kur kërkohet,
- Të organizojë debate për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit,
- Të rishqyrtojë raportet kontraktuese në lidhje me objektet e kulturës, rinisë dhe sportit,
- Të grumbullojë shënime faktike mbi të arriturat në kulturë, rini dhe sport,
- Të bashkëpunojë ngushtë dhe të raportojë për punën e vetë kryetarit të Komunës, Kuvendit komunal, Komitetit përkatës kurdo që kërkohet,
- Të bashkëpunojë me nivelin qendror nga fushë veprimtaria përkatëse dhe këshilltarët nga këto fusha,
- Të bëjë regjistrimin e grupeve, klubeve, ansambleve etj.,
- Mbështetja e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive si dhe për të zhvilluar renovimin e tyre brenda territorit të komunës,
- Të bashkëpunojë me qytete tjera e shtete, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash si dhe me OJQ, e organizata të tjera,
- Të respektojë, të përkrahë dhe të ndihmojë asociacione, klube, shoqata dhe të krijojë individ me aftësi të posaçme kreative, pa bërë ndonjë dallim racor, gjinor, religjioz dhe nacional etj.,
- Të ofrojë institucionet e veta në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë primare që kryejnë ato, por në raste emergjente dhe veprimtari të tjera);
- Të joshë investitorët, të kërkojë fonde shtesë,
- Të organizojë debate për zhvillim dhe avancim të rinisë, kulturës dhe sportit,
- Të kujdeset edhe për formacione të tjera nga sporti që nuk kanë hapësirë e kushte pune,
- Të bashkëpunojë me arsimin në lidhje me reformat dhe kushtet që mund t’i kenë të rinjtë,
- Të krijojë kushte për kthimin e rinisë në vend dhe riedukimin e tyre,
- Të organizojë anketa, seminare e trajnime të ndryshme, kyçje të të rinjve kosovarë në aktualitete rinore, evropiane e botërore dhe
- Ushtron edhe kompetenca tjera që do t’i përcaktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror.