Zyra e Avokatit të Komunës
Fushëveprimtaria e Zyrës së Avokatit të Komunës:
- Përfaqëson dhe mbron interesin e Komunës, të institucioneve që financohen nga Komuna, në procedurën civile, penale, përmbaruese dhe administrative, në gjykatat e vendit në të gjitha nivelet;
2. Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës, në përputhje me përgjegjësitë e tij të përcaktuara me ligj;
3. Bashkëpunon me të gjithë udhëheqësit e drejtorive dhe zyrtarët e tyre në gjetjen dhe paraqitjen e fakteve dhe prezantim sa ma të denjë të komunës para organeve gjyqësore, administrative etj;
4. Kërkon nga zyrtarët komunal dëshmi për lëndët administrative për të cilat kanë vendos, e të cilat janë në procedurë kontestimore në gjykatë;
5. Kryen edhe punë të tjera si përfaqësues juridik i Komunës nga rrethi i përgjegjësive që janë përcaktuar me Ligjin e Avokaturës Publike.