Bujqësi, Pylltari deh Zhvillim Rural
Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtime në vijim:
- Sektori për Bujqësi dhe Blegtori,
- Sektori për Planifikim, Këshillim dhe Zhvillim Rural, dhe
- Sektori për Pylltari.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ushtron përgjegjësitë që i ka Komuna, si vijon:
- Ndërmerr masa të planifikimit dhe masat tjera që ndikojnë në përparimin e bujqësisë,
- Kujdeset të sigurojë, që tokat bujqësore të shfrytëzohen për prodhimtari bujqësore, me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së potencialit bujqësor në mënyrë të përhershme duke u bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomike të Komunës,
- Kujdeset të përcaktohet shfrytëzimi, mbrojtja, rregullimi dhe qiradhënia e tokës bujqësore,
- Kujdeset që toka bujqësore e cila është shfrytëzuar për destinime tjera e cila nuk ka karakter të përhershëm ti kthehet destinimit të parë, të aftësohet për prodhimtari bujqësore sipas projekteve për rikultivim,
- Ndërmerr masa të planifikimit dhe masat për ruajtjen e Fondit të pyjeve,
- Të koordinojë punën dhe të bashkëveprojë me OJQ që përkrahin aktivitetet bujqësore,
- Të ofrojë trajnime në lëmin e bujqësisë,
- Të monitorojë ndihma veterinare dhe të përkujdeset për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve shtëpiake,
- Mbrojtjen e resurseve natyrore duke përfshirë pyjet, rërën dhe aktivitet për thyerjen e gurëve nga kompetenca komunale,
- Bën mbrojtjen e resurseve pyjore në territorin e Komunës së Rahovecit dhe kujdeset për rregullimin dhe mbrojtjen e bimëve,
- zhvillimin ekonomik lokal dhe realizimin e objektivave strategjike, të zhvillimit rural,
- Përgatitjen e raporteve dhe informacioneve mbi ecurinë e zhvillimit rural dhe performancës së shërbimeve këshillimore,
- Në përputhje me procedurat e miratuara, koordinon identifikimin dhe implementimin projekteve në zonat rurale,
- Ndihmon gjenerimin e të ardhurave rurale përmes aktiviteteve në bujqësi dhe punësim në fermë si dhe zhvillimit të financave rurale dhe mikro bizneseve,
- Bën analiza që shërbejnë si bazë për planet zhvillimore,
- Cakton dhe propozon prioritetet e zhvillimit në fusha të ndryshme,
- Harton strategjinë e zhvillimit të përgjithshëm afatmesëm dhe afatgjatë për Komunën,
- Bashkëpunon me ekspertë të lëmive të ndryshme që ofrojnë përvoja të ndryshme në zhvillim,
- Bashkëpunon me organet tjera komunale me qëllim të informimit për plane zhvillimore;
- Organizon ekipe të ekspertëve të ndryshëm për hartim të planit të zhvillimit ekonomik në nivel Komune,
- Mbështet bizneset e vogla dhe të mesme në formë të trajnimeve, këshillave dhe organizimin e panaireve të ndryshme,
- Këshillime në nxitjen dhe zhvillimi i iniciativave private në fushën e prodhimtarisë bujqësore moderne, në rritjen e produktivitetit dhe kualitetit të prodhimtarisë bujqësore,
- Shërbime sa më efikase për qytetarët në lëmin e bujqësisë dhe blegtorisë do të merret me dhënien e këshillave profesionale,
- Forcimin e bashkëpunimit në mes të fermerëve dhe grupeve të tjera të interesit, si dhe mundësi të mirë, për rritjen e kapaciteteve prodhuese bujqësore dhe blegtorale,
- Shërbime këshillimore, subvencionimet e fermerëve, zbatimi i projekteve kapitale të komunës dhe qeverisë në sektorin e bujqësi dhe blegtorisë,
- Mban evidencë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake, shoqëritë e bletëve, etj
- Ndërrimin e përkohshëm ose të përhershëm të destinimit të tokës bujqësore në bashkëpunim me organin kompetent për planifikim hapësinor,
- Mbrojtjen e pyjeve publike, pyjeve private si dhe pyjeve në prona publike të cilat janë në pronësi të ekonomisë së pyjeve, konform Ligjeve në Fuqi në Republikën e Kosovës,
- Organizon aktivitete të rregullta dhe vizita në terrene pyjore, në lidhje me planet operative vjetore.