Republika e Kosoves

Rahovec

Shërbime Publike Komunale

 

Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtime si vijon:

1. Sektori për Shërbime Publike Komunale dhe

2. Sektori për Emergjencë
Drejtoria për Shërbime Publike Komunale dhe emergjencë kryen punët dhe ushtron përgjegjësitë që i ka Komuna sipas dispozitave ligjore nga lëmi i shërbimeve publike komunale dhe emergjencës si vijon:
a) Menaxhon projektet komunale të parapara me buxhet nga lëmi i infrastrukturës të ujit, kanalizimit dhe hapësirës publike .

b) Është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve publike komunale, përfshirë: furnizimin me ujë, kanalizim, mirëmbajtjen e rrugëve, transportin lokal, ngrohjen lokale, tregjet, varrezat, hapësirat publike, parqet, mirëmbajtjen e pastërtisë dhe rregullimit të qytetit dhe vendbanimeve tjera, ndërmarrjen e masave për mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore dhe kryen punët tjera të përcaktuara me ligj.