Republika e Kosoves

Rahovec

Mbrojtje dhe Shpëtim

Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtime në vijim:

  1. Sektori për Administratë të Drejtorisë
  2. Sektori i Përgjithshëm me Njësitë përkatëse

Kompetencat e DMSH  në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera janë:

  1. Vështrimi, lajmërimi dhe alarmimi i popullsisë për kërcënim rreziku,
  2. Organizimi dhe mirëmbajtja e mjeteve për alarmim, në përputhje me sistemin unik të alarmimit,
  3. Organizimi-funksionimi i ndërlidhjeve për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, në përputhje me sistemin unik të ndërlidhjes,
  4. Planifikimi dhe realizimi i masave për mbrojtje dhe shpëtim,
  5. Vlerësimi i rrezikut dhe hartimi i planeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera,
  6. Themelimi i komitetit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, organizimi i komiteteve, njësive dhe i shërbimeve të forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe i forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë,
  7. Sigurimi i mjeteve urgjente për strehim të përkohshëm në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera,
  8. Përgatitjen e planeve për aftësim në pajtim me organin qeveritar ,
  9. Bashkërendit dhe mbikëqyr punën e Njësisë Profesionale zjarrfikëse dhe shpëtim(NJ.P.Z.SH)
  10. Bashkëpunon me komunat tjera, gjatë realizimit të detyrave të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe mund t’i bashkojnë mjetet dhe shërbimet për realizimin e çështjeve të përbashkëta në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera,
  11. Harton planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në pajtim me udhëzimet administrative të organit kompetent qeveritar,
  12. Ndërmarrja e masave mbrojtës për shërbimin zjarrfikësve ,
  13. Propozon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe kryen plotësimin e tyre më obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera,
  14. Kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera,
  15. Për udhëheqjen profesionale – operative të forcave për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë, kjo drejtori, emëron komandantin dhe komitetin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera,
  16. I propozon Kuvendit të Komunës nxjerrjen e planit për mbrojtje nga zjarri, në mbështetje të vlerësimit të rrezikut nga zjarri në pajtim me udhëzimet e lëshuara nga ministria,
  17. I propozon Kuvendit të Komunës me qëllim të përcjelljes dhe të zbatimit të planit të mbrojtjes nga zjarri, që së paku një herë në vit duhet të shqyrtoi përmbajtjen e tij, të vlerësojë përputhshmërinë e këtij plani me planin e ri urbanistik, me ndryshimet ndërtimore, qëllimet ndërtimore dhe të ngjashme,
  18. Përcjellin realizimin financiar të mjeteve të parapara për mbrojtje nga zjarri,
  19. Harton rregulloren për mbrojtje nga zjarri dhe i propozon për miratim në Kuvendin e Komunës,
  20. Bashkëpunimi dhe organizimi i punës me organet e sigurisë në komunë, me KFOR-in, policinë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës , në sferën e parandalimit të zjarreve, bashkëpunimi me: organizatat joqeveritare-institucionet shëndetësore, lokalitetet urbane dhe rurale në rastet e fatkeqësive elementare si: zjarreve, vërshimeve, tërmeteve si dhe në rastet tjera ku paraqitet nevoja,

Në rastet Emergjente i propozon kryetarit të Komunës për shpalljen e gjendjes Emergjente si dhe propozon urdhëresa dhe masa tjera administrative në rastet e gjendjes së vështirë nga kushtet klimatike, me qëllim të tejkalimit të situatës.