Republika e Kosoves

Rahovec

DËGJIMI I DYTË PUBLIK, PËR PLANIFIKIMIN E HERSHËM TË KORNIZËS AFATMESME BUXHETORE PËR VITIN 2025

2024/05/22 - 3:08

Në prani të kryetarit të komunës, drejtorëve të drejtorive komunale dhe grupit punues, sipas legjislacionit në fuqi, u mbajt dëgjimi i dytë publik në Sallën e Kuvendit Komunal.
Takimi i dytë i thirrur me organizatat joqeveritare, bizneset, fermerët dhe grupet e interesit, ishte mjaft interaktiv me pyetje të ndryshme drejtuar ekzekutivit.
U diskutua gjithashtu për kërkesa dhe nevoja të llojllojshme sipas kufijve buxhetor.
Buxheti komunal për vitin 2025 parashihet të jetë rreth 21.000.000€