Republika e Kosoves

Rahovec

DJEMTË QË SHKRUAN HISTORINË NË SPORTIN RAHOVECAS

2024/06/05 - 1:08

Kryetari Latifi mirëpriti në takim KH “Rahoveci”, i cili u shpall KAMPION në Superligën e Kosovës në hendboll.

Pas një ecurie të jashtëzakonshme pa humbje në pjesën e rregullt të kampionatit, klubi njësoj vazhdoi edhe në dy finalet e play off-it, duke u kurorëzuar me plot meritë KAMPION NË HENDBOLL.

I uroi drejtuesit e klubit për punën e jashtëzakonshme, trajnerin Verim Zherka për drejtimin me sukses të skuadrës dhe lojtarët për angazhimin e pashoq deri te ky titull, i pari i këtij niveli për klubet e komunës sonë.

Në fund, u zotua para tyre që përkrahja e Komunës do të rritet dhe mbështetja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë.

Urime!