Republika e Kosoves

Rahovec

DREJTORI ORUQI PARAQET SUKSESET E KOMUNËS SË RAHOVECIT NË PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMEVE KADASTRALE

2024/08/23 - 9:12

Drejtori drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës, z. Afrim Oruqi, ka paraqitur sukseset e Komunës së Rahovecit në përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në prani të Komitetit për Praktika të Mira, të organizuar nga Agjenica Kadastrale e Kosovës.
Komuna e Rahovecit, me përkrahjen e Aktivitetit të USAID “Qeverisja e Pronës”, ka hartuar planin për përmirësimin e shërbimeve kadastrale, i cili ka mundësuar riorganizimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale në sportel dhe në zyrën pritëse, rritjen e numrit të stafit që ofrojnë shërbime kadastrale, blerjen e pajisjeve të reja teknologjike etj..
Komuna e Rahovecit është e përkushtuar në rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale me qëllim të formalizimit të të drejtave pronësore të qytetarëve.