Republika e Kosoves

Rahovec

E-SPORTET MARRIN PËRKRAHJE NGA INSITUCIONET LOKALE

2024/04/16 - 2:28

Sot, i pari i Komunës, priti në takim anëtarët e grupit “AVOID”, emër ky që në gjuhën shqipe i bie “SHMANGIE”.
Duke iu shmangur kundërshtarëve, grupi i CS2 (Counter Strike 2) ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në nivel vendi.
Fillimisht, “AVOID” ka fituar Kampionatin Shtetëror “Qualifier 2024” CS2 Pro.
Më pas, kjo fitore ka bërë që djemtë e Rahovecit, Shaip Hoxha, Amar Zekaj dhe Dion Morina të kalojnë në gjysmëfinale të kampionatit shtetëror, ku ishin të pafat kundër ekipit tjetër shqiptar “Illyrians”.
Kryetari Latifi falërnderoi dhe nderoi secilin me nga një mirënjohje me motivacionin: 👇🏼
“Për përfaqësim dinjitoz të Komunës së Rahovecit në Kampionatin Shtetëror CS2 Pro – Road to RIYADH Qualifier 2024”, të organizuar nga Federata E-Sports Kosova (FESK)”.
Të rinjtë e Komunës së Rahovecit kanë horizont të lartë për risi, që përmes teknologjisë arrijnë suksese të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit.