Republika e Kosoves

Rahovec

FILLOI CIKLI I PARË I DËGJIMEVE BUXHETORE

2024/05/21 - 2:41

Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive dhe Statutit të Komunës së Rahovecit, nën organizimin e Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi publik buxhetor me rininë, gratë, pensionistët dhe komunitetet pakicë. Duke filluar kështu cikli i parë i dëgjimeve, që lidhet me planifikimin e hershëm buxhetor dhe përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore – (KAB) 2025/2026.
Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore, me ç’rast i njëjti u shpërnda te të pranishmit, të cilët ishin në masë të madhe.
Drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2025.
Kërkesat dhe pyetjet që u parashtruan nga të pranishmit, morën përgjigje konkrete nga kryetari dhe drejtorët përkatës, si dhe do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues.