Republika e Kosoves

Rahovec

Komuna e Rahovecit dhe INPO forcojnë bashkëpunimin për transparencë në prokurim publik

2024/08/30 - 8:43

Kryetari Latifi dhe përfaqësuesit e organizatës “Iniciativa për Progres” (INPO) mbajtën takim për të bashkëpunuar në implementimin e projektit “Tenderimi Transparent për Menaxhimin Kualitativ të Projekteve,” i cili mbështetet nga programi i USAID-it për integritetin e komunave të Kosovës.
Ky projekt synon të përmirësojë më tej praktikat e prokurimit publik në komunë, duke garantuar që specifikimet teknike të zhvillohen me standardet më të larta profesionale dhe që aktivitetet e prokurimit të iniciohen bazuar në projekte të plota dhe të detajuara. Kjo qasje do të rrisë transparencën dhe efektivitetin në menaxhimin e projekteve të komunës.
Në përfundim të takimit, u pajtuan të ndërtojnë një partneritet të qëndrueshëm, duke harmonizuar objektivat dhe aktivitetet për realizimin e suksesshëm të projektit.