Republika e Kosoves

Rahovec

KONSTITUOHET KUVENDI I FËMIJËVE TË RAHOVECIT

2024/06/04 - 11:07

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në një mbledhje të mbajtur në kuadër të aktiviteteve të cilat po zhvillohen për nder të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Gjatë mbledhjes konstituive të Kuvendit të fëmijëve, ekzekutivi dhe zyrtarë të Komunës së Rahovecit, i uruan fëmijët e përzgjedhur për këtë kuvend, duke iu dëshiruar punë të mbarë, nga të cilët kërkuan që ta ngritin zërin për pakënaqësitë dhe të angazhohen në punë të mira për shkollat prej nga vijnë.

Kryetare e këtij kuvendi u zgjodh Diona Sokoli nga ShFMU “Isa Boletini”, nënkryetare Ernesa Durguti nga ShFMU “Sadedin Hajda”, si dhe sekretar u zgjodh Ron Haxhijaha nga ShFMU “Isa Boletini”.