Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI LATIFI MBAJTI TAKIMIN E DYTË PËR VITIN 2024 ME PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS KOMUNALE TË RAHOVECIT

2024/06/11 - 1:44

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari Latifi në shoqërimin e nënkryetarit Iska, të drejtorit për Administratë, Besnik Hoti dhe të drejtorëve të drejtorive komunale, mbajti takimin e dytë të rregullt për këtë vit, me punonjësit e administratës komunale.
Fillimisht, falënderoi të gjithë punonjësit për angazhimet dhe për bashkëpunimin në baza ditore, në përputhje me detyrimet e parapara me ligj.
Theksoi edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës dhe punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë cilësinë e punës, për t’i bërë sa më të lehta dhe efikase shërbimet administrative.
Gjithashtu, u rikujtoi punonjësve të administratës se, së shpejti, fillon muaji i mërgimtarëve, për çka duhet të rrisim angazhimin e të njëjtën kohë të punohet shumë për ta mbajtur Rahovecin sa më lart në transparencë, performancë komunale, investime publike dhe në realizimin e të hyrave.