E falënderoi për vizitën dhe e informoi për historikun e Rahovecit dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, për arritjet, për sfidat dhe për sukseset, në veçanti për performancën komunale dhe për projektet që po zhvillohen në komunën tonë.
Në fund, shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim, në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira, me qëllim të promovimit të vlerave të të dyja vendeve, sidomos në sektorin e bujqësisë.