Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

2024/04/23 - 1:13

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës, të kryesuar nga z. Florim Kryeziu me kolegë, me të cilët diskutuan për stadiumin e qytetit në Rahovec.
Komuna e Rahovecit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sa i përket vendit ku do të ndërtohet stadiumi, dhe dokumentacioni i nevojshëm është dorëzuar në MKRS.
Kërkoi nga grupi koordinues që stadiumi në Rahovec të jetë modern, i kategorisë 2+, me kapacitet prej 8000 ulësesh.